Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK fillon ciklin e ri të seminareve kundër dukurive negative në futboll
    Ballina-1

    FFK fillon ciklin e ri të seminareve kundër dukurive negative në futboll

    30/01/2024 20:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet zyrtarit të saj për integritet të garave, Gazmend Bojniku, ka filluar ciklin e ri të seminareve 2024/2025, ku synon ndërtimin e një kornize të fortë dhe gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në sport.

    Në këtë kuadër, sot në selinë e FFK-së është mbajtur seminari i parë për këtë vit kundër dukurive negative në sport me delegatët e Superligës dhe Ligës së Parë, ku të pranishëm ishin edhe Abdyl Bellopoja, kryetar dhe Isak Ejupi, anëtar i Komisionit të Garave.

    Gjatë këtij seminari zyrtari për integritet të garave ka ligjëruar para pjesëmarrësve se si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve, si dhe për mënyrën e zbulimit të disa rasteve nëpër Evropë dhe Azi kur kanë qenë të përfshirë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarë të klubeve, e të cilët janë identifikuar dhe janë përballur me drejtësinë.

    Më tej, delegatëve ju rikujtua kodi i mirësjelljes së FFK-së, mekanizmat e raportimit, monitorimi dhe mbikëqyrja e basteve, bashkëpunimi që FFK-ja ka me federatat e tjera sportive, brenda dhe jashtë vendit, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të koordinuar përpjekjet në luftën kundër trukimit të ndeshjeve si dhe kuadrin ligjor dhe organet e zbatimit të ligjit për të hetuar dhe ndjekur penalisht individët e përfshirë në trukimin e ndeshjeve.

    Në fund, të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me fletushkën e re, e cila është hartuar bashkërisht me zyrtarët profesional të UEFA-së, që përmban informacione koncize, duke përçuar porosi të qarta në lidhje me parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në sport. Pjesëmarrësit janë ndarë të kënaqur me përditësimet dhe njohuritë e reja që përfituan nga ky seminar, e të cilin e vlerësuan lart, duke dhënë përgjigjet në pyetësorin e krijuar nga UEFA dhe FFK.

    Do theksuar se seminaret e tilla janë pjesë e planprogramit të UEFA-së, të cilat janë të hartuara dhe të kategorizuar sipas grup-moshave të lojtarëve-lojtareve, zyrtarëve të klubeve dhe aspekti më specifik për zyrtarë të ndeshjeve. Federatat anëtare të UEFA-së obligohen të organizojnë seminare të tillë ndërgjegjësimi së paku një herë në vit me të gjitha nivelet dhe kategoritë.

    TË LIDHURA

    Premier League nis me dramë, kampioni fiton në fund

    15/08/2025 23:04

    Daja, trajneri që i gjunjëzoi skuadrat më të suksesshme kroate, me Ballkanin, Dinamo Zagrebin, me Dinamo Cityn, Hajduk Splitin

    15/08/2025 18:16

    Marseille bën ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën

    15/08/2025 17:39

    Drita e kërkon suksesin historik ndaj kundërshtarit që e kishte eliminuar

    15/08/2025 17:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.