Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK-ja dridh Serbinë, mediat atje alarmojnë për dënimin që e pret federatën e tyre pas gjestit kundër Kosovës
    Ballina-1

    FFK-ja dridh Serbinë, mediat atje alarmojnë për dënimin që e pret federatën e tyre pas gjestit kundër Kosovës

    26/11/2022 19:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mediat serbe kanë nisur të dridhen pas njoftimeve të fundit nga FIFA se Serbia do të dënohet për shkak të sjelljes nacionaliste në ndeshjen ndaj Brazilit ku ata shfaqen një hartë të Kosovës me flamurin e Serbisë dhe mbishkrim “S’ka dorëzim”.

    Nova.rs, Danas dhe N1 si mediat më të pavarura serbe, po raportojnë gjerësisht për mundësinë e dënimit të Serbisë pas aktit të papranueshëm në Katar.

    “Në ndeshjen e parë, “Shqiponjat” u mposhtën nga Brazili me rezultat 2:0 dhe një flamur në zhveshtoren e Serbisë tërhoqi shumë vëmendje. Gjegjësisht, një fotografi nga dhoma e zhveshjes serbe është shfaqur në rrjetet sociale pikërisht para duelit me Brazilin. Në dhomën e zhveshjes është varur një flamur ku shihet Kosova me flamurin e Serbisë me mesazhin “S’ka dorëzim”. Së shpejti kjo foto është publikuar dhe disa nga Kosova, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës, kanë kërkuar një reagim nga FIFA, gjë që ka ndodhur. FIFA ka nisur procedurat kundër kombëtares së Serbisë”, shkruan Nova.rs, transmeton Gazeta Sport.

    “Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurë kundër Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të flamurit të ekspozuar në dhomën e zhveshjes me rastin e ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë. Procedura u hap në bazë të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores për Kupën e Botës FIFA 2022”, thuhet në deklaratën e raportuar nga Reuters. /Gazeta Sport/

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.