Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK-ja lavdëron Zhegrovën për paraqitjen e mbrëmshme
    Ballina-2

    FFK-ja lavdëron Zhegrovën për paraqitjen e mbrëmshme

    24/10/2024 13:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës e ka lavdëruar paraqitjen e mbrëmshme të yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, me ekipin e tij Lille.

    Zhegrova ishte në mesin e golashënuesve, ndërsa ai me shokë mposhtën Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1 si mysafirë.

    Ndërkaq, FFK-ja i ka nxjerrë statistikat e tij për këtë ndeshje.

    “Forma fenomenale e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk ka të ndalur. Ai triumfoi mbrëmë në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër Atletico Madridit, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:3”.

    “Zhegrovës në këtë ndeshje i mjaftuan vetëm 74 minuta dhe 35 prekje me topin për të pasur 88% saktësi në pasime dhe për të shënuar një gol fantastik”, shkroi FFK.

    Goli i Zhegrovës ishte ai i barazimit, pas së cilit shokët e tij shënuan edhe dy herë deri në fund. 

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.