Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK-ja pret që FIFA të dënojë Serbinë për flamurin skandaloz të shfaqur në Kupën e Botës, u quajnë akt agresiv ndaj shtetit të Kosovës
    Ballina-2

    FFK-ja pret që FIFA të dënojë Serbinë për flamurin skandaloz të shfaqur në Kupën e Botës, u quajnë akt agresiv ndaj shtetit të Kosovës

    30/11/2022 16:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    U.D. Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj, ka folur për agjencinë e lajmeve AP në lidhje me ankesën që institucioni i futbollit në Kosovë ka paraqitur ndaj veprimit të përfaqësueses së Serbisë në dhomat e zhveshjes para ndeshjes Brazil-Serbi në Botërorin “Katari 2022”.

    Shfaqjen e pankartës me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe sloganin “S’ka dorëzim”, FFK e ka quajtur akt agresiv ndaj Republikës së Kosovës dhe njëherësh veprim kundër vlerave të cilat i promovon FIFA dhe futbolli në përgjithësi.

    U.D. Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Hodaj, ka dhënë detajet e ankesës së ushtruar, si dhe faktin që nga FIFA është konfirmuar hapja e procedurës disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë dhe se është vlerësuar përkushtimi i FFK-së në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të cilat i afirmon FIFA.

    Ankesa e FFK-së ka bërë jehonë në media botërorte.

    Deklaratën e Taulant Hodajt mund ta ndiqni KËTU në gjuhën angleze.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.