Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK-ja reagon në lidhje me aktivitetet ilegale të klubeve serbe në Kosovë
    Ballina-2

    FFK-ja reagon në lidhje me aktivitetet ilegale të klubeve serbe në Kosovë

    04/04/2023 14:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar në lidhje me zhvillimin e garave ilegale të futbollit nga ana e strukturave të Serbisë në territorin e vendit tonë.

    Disa klube serbe vazhdimisht kanë zhvilluar aktivitet në Kosovë, por që kanë marrë pjesë në garat që i organizon Serbia, duke i injoruar ato kosovare.

    E për këtë, shtëpia e futbollit kosovar ka kërkuar nga faktorët relevant të shtetit që të ndërmarrin masa dhe hetime urgjente, në mënyrë që të ndalen këto ndeshje ilegale.

    Më poshtë mund ta lexoni reagimin e FFK-së, përmes një komunikate të lëshuar sot.

    “Reagim lidhur me aktivitetet ilegale të klubeve serbe në Kosovë dhe ndërhyrjet në pavarësinë e FFK-së nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër zhvillimin e garave ilegale të futbollit nga ana e strukturave të Serbisë brenda territorit të vendit tonë. FFK është anëtare me të drejta të plota në UEFA që nga maji i vitit 2016 dhe si e tillë është institucioni i vetëm me statutin e UEFA-s dhe të FFK-së që bën organizimin e garave të futbollit në Republikën e Kosovës. Raportimet e fundit në media për zhvillimin e ndeshjeve garuese nga struktura ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës, ndonëse në nivele amatore, janë shqetësuese dhe të papranueshme. FFK-ja edhe më herët i ka diskutuar këto dukuri brenda Këshillit për Sport dhe ka kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme. Aktivitetet e tilla e cenojnë autoritetin e FFK-së dhe sovranitetin e Kosovës në përgjithësi. FFK kërkon nga të gjithë faktorët relevant të shtetit, Këshilli për Sport dhe organet e rendit, që të ndërmarrin hetime urgjente dhe t’i ndalojnë aktivitetet e tilla ilegale dhe është e gatshme të ndihmojë me ekspertizë dhe mbështetje përmes mekanizmave të UEFA-s dhe FIFA-s. Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mbështetje për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe komunitetin serb, por nuk mund të lejojmë zhvillimin e aktiviteteve të strukturave ilegale, që në kundërshtim me rregullat e UEFA-s bëjnë organizim të ndeshjeve të futbollit brenda territorit të Kosovës. Andaj, do të bëjmë çdo gjë që është në kompetencat tona për t’i ndaluar këto aktivitete. Njëherësh shprehim shqetësimin tonë në lidhje me pengesat që i ka krijuar MKRS në lidhje me mos licencimin e FFK-së, përkundër plotësimit të dokumentacionit si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të fundit të organeve të hetuesisë në pavarësinë e FFK-së. Si duket pikërisht këto veprime të autoriteteve të Kosovës kundrejt pavarësisë së FFK-së i kanë trimëruar strukturat ilegale të Serbisë që të organizojnë aktivitete të futbollit në Kosovë. Lidhur me këto aktivitete ilegale e ndërhyrje direkte të Serbisë, si dhe procesin e licencimit dhe zhvillimet e fundit nga organet e hetuesisë kundrejt FFK-së, do të reagojmë dhe do të kërkojmë intervenimin e UEFA-s, gjatë takimeve që do t’i ketë delegacioni i Kosovës në Kongresin e radhës të UEFA-s që do të mbahet nesër në Lisbonë të Portugalisë.”

    TË LIDHURA

    Yamal, ylli i mbrëmjes në fitoren dramatike të Spanjës 5:4 ndaj Francës

    05/06/2025 22:59

    “Arena Kombëtare” merr sërish emrin “Air Albania”

    05/06/2025 21:49

    “Heshti Beogradin 38 vite më parë”, legjenda vlonjate, Sokol Kushta: Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve!

    05/06/2025 21:04

    Interi zgjedh një ish-lojtar për trajner të ri

    05/06/2025 20:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.