Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK jep detaje për finalen e Kupës, SC Gjilani – Prishtina, caktohet çmimi i biletave
    Ballina-1

    FFK jep detaje për finalen e Kupës, SC Gjilani – Prishtina, caktohet çmimi i biletave

    23/05/2023 15:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot në prani të përfaqësuesve të klubeve, Komisioni i Garave, e ka bërë tërheqjen e shortit për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, e cila do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

    Në bazë të shortit, SC Gjilani në këtë takim do të jetë në cilësi të vendasit dhe do të luajë me fanella të kuqe, derisa FC Prishtina në cilësi të mysafirit do të luajë me fanella të bardha.

    Në këtë takim është bërë edhe ndarja e tribunave për tifozeritë e organizuara, ku “Skifterat” e SC Gjilanit, do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e FC Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore. Për të dyja grupet e tifozëve, FFK do t’i ndajë nga 200 bileta falas.

    Ndërkaq, çmimi i biletave të finales është si vijon: Tribuna perëndimore 10 euro, tribuna lindore 5 euro dhe jugu e veri nga 3 euro.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.