Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK lidh marrëveshje me kompaninë e veshjeve sportive ‘ERREA’
    Ballina-1

    FFK lidh marrëveshje me kompaninë e veshjeve sportive ‘ERREA’

    23/02/2023 15:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës ka lidhur marrëveshje me kompaninë italiane të veshjeve dhe pajisjeve sportive “ERREA”.

    Sikurse edhe për shumë federata tjera të vogla në zhvillim, edhe bashkëpunimin e FFK-së me brendin e njohur “ERREA” e ka ndërmjetësuar UEFA, ashtu siç ka bërë edhe me Andorrën, Bjellorusinë, Qipron, Ishujt Faroe, Lihtenshtajnin, Luksemburgun, Maltën, San Marinon e Kazakistanin.

    Partneriteti disavjeçar i UEFA-s me kompaninë “ERREA” e ka bërë më të lehtë negocimin e Kosovës, për të lidhur këtë marrëveshje, e cila do të jetë me kohëzgjatje deri në vitin 2026.

    Veshjet dhe pajisjet tjera sportive të “ERREA”-s i plotësojnë standardet më të larta të dizajnit, cilësisë dhe komoditetit, e gjithashtu pasqyrojnë një identitet të fortë kombëtar.

    Marrëveshja përfshinë furnizimin trevjeçar me të gjitha pajisjet sportive që i nevojiten ekipeve tona kombëtare në futboll.

    Prezantimi i fanellave të reja të Kosovës do të bëhet së shpejti. Fanellat e reja kanë një dizajn modern e tërheqës, derisa janë krijuar me material cilësor, për të siguruar që ato të jenë të rehatshme për lojtarët gjatë ndeshjeve.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.