Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK mban mbledhje dhe analizon rezultatet e Kombëtares së Kosovës
    Ballina-1

    FFK mban mbledhje dhe analizon rezultatet e Kombëtares së Kosovës

    08/11/2023 18:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    ????????????????????????????????????

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.

    Në këtë mbledhje KE ka miratuar dhe njëkohësisht ka falënderuar stafin e FFK-së, ekspertët nga UEFA dhe FIFA për hartimin e Strategjisë për zhvillimin e futbollit të femrave. Ai me këtë rast konstatoi se kjo strategji ka një ndikim të madh në sfera të ndryshme në zhvillimin e gjithëmbarshëm të futbollit. Po ashtu KE diskutoi edhe për Strategjinë e përgjithshme të zhvillimit të futbollit ku po punojnë me përkushtim të gjithë sektorët e FFK-së dhe pritet shumë shpejt përfundimi i saj.

    KE analizoi paraqitjet ekipeve kombëtare dhe që nuk mund të thuhet për ndonjë sukses, por që nevojitet një konsolidim i tyre në vazhdim. Përjashtim bëjnë Kombëtarja “A” dhe U17 e femrave të cilat deri tash kanë arritur suksese në garat e tyre.

    KE analizoi dhe shqyrtoi rrjedhën e kampionatit në të gjitha rangjet, duke konstatuar se garat po shkojnë sipas dinamikës dhe vërehet një ngritje në organizim, rritje të cilësisë dhe frymë sportive.

    KE diskutoi edhe çështjet e shpalljes së Laureatëve të Vitit 2023 dhe caktoi Komisionin për shpalljen e dhe më të mirëve në përbërje: Ismajl Ajeti, kryetar, Vjollcë Krasniqi, Agim Nura, Xhelal Broja dhe Mirsad Çollaku anëtarë, ndërkaq që data e mbajtjes së ceremonisë do të caktohet më vonë.

    TË LIDHURA

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55

    Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi ‘Futbollisti i Vitit’

    23/12/2025 15:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.