Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK mban takimin e fundvitit me gazetarët sportivë 
    Ballina-1

    FFK mban takimin e fundvitit me gazetarët sportivë 

    27/12/2023 21:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një atmosferë festive presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me gazetarët sportivë në fund të vitit. Ky takim ka pasuar një vit të mbushur me ngjarje të rëndësishme, sfida por edhe suksese për futbollin kosovar.

    Presidenti i FFK-së, i shoqëruar nga anëtarët e KE të FFK-së, ka filluar takimin e fundvitit, duke bërë një pasqyrë të vitit që po e lëmë pas, duke theksuar sukseset dhe sfidat e kaluara. Ai ka shprehur falënderimet e tij për kontributin e gazetarëve sportivë në promovimin dhe ndjekjen e ngjarjeve në futbollin e Kosovës.

    Në vijim, presidenti ka përqendruar vëmendjen e tij në planet dhe objektivat për vitin e ardhshëm. Ai ka prezantuar projektet e reja dhe nismat që FFK do të zhvillojë për avancimin e futbollit në Kosovë.

    Presidenti falënderoi gazetarët sportivë dhe mediat për mbështetjen që i kanë dhënë futbollit në rritjen e organizimit dhe arritjen e rezultateve, teksa tha se misioni i FFK-së është që të krijojë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e futbollit por edhe për mediat në përcjelljen e ndeshjeve dhe aktiviteteve tjera.

    Megjithatë, presidenti Ademi, vuri në pah se në shumë raste, kritikat që janë bërë ndaj Federatës nuk kanë pasur bazë të qëndrueshme. Ai theksoi se kritikat janë gjithmonë të mirëseardhura për secilin institucion, sepse ndikojnë përmirësimin e mëtejm të punës, por theksoi se në disa raste ato nuk kanë reflektuar realitetin e punës së kryer nga FFK-ja për avancimin dhe përmirësimin e futbollit në vend.

    Presidenti i FFK-së inkurajoi gazetarët sportivë dhe mediat të punojnë së bashku me FFK-në për të forcuar imazhin e futbollit kosovar dhe për të përcjellë lajme të sakta dhe objektive, por duke mos kursyer as kritikën kur ajo është e nevojshme. Ai shprehu bindjen se, me bashkëpunimin e ngushtë, futbolli në Kosovë do të vazhdojë të zhvillohet dhe të arrijë rezultate të shkëlqyera në vitet e ardhshme.

    Në fund kreu i FFK-së duke uruar gazetarët sportivë për Vitin e Ri, ka shprehur besimin e tij në një vit të suksesshëm.

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.