Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK mbron klubet dhe kërkon që Komisioni i MKRS-së të mos vendos kritere të pabazuara ndaj klubeve
    Ballina-1

    FFK mbron klubet dhe kërkon që Komisioni i MKRS-së të mos vendos kritere të pabazuara ndaj klubeve

    10/02/2023 16:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjatë diskutimit në tryezën për sport, sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj ndër tjera i theksoi vështirësitë që po hasin klubet e futbollit me rastin e licencimit pranë MKRS-së, pasi komisioni po u kërkon dokumente që bien ndesh me Udhëzimin Administrativ për licencim dhe rregullativën tjetër ligjore të aplikueshme në Kosovë.

    Vërejtje u dha në atë se komisioni ju kërkon klubeve t’i inkorporojnë dispozita të caktuara në statutet e tyre, ndërsa këto kërkesa të komisionit bien ndesh me ligjet tjera dhe nuk aprovohen nga organet tjera shtetërore si Departamenti i OJQ-ve brenda MPB-së dhe ARBK-së e brenda ministrisë së Tregtisë, të cilat janë rregullator primar të organizatave të biznesit dhe OJQ-ve ku bëjnë pjesë klubet.

    Poashtu, u dha vërejtje qe komisioni nuk po arrin të kuptojë dallimin mes të klubeve dhe ekipeve, pasi që komisioni gabimisht po kërkon dokumentacion për çdo ekip të futbollit të klubit, e në anën tjetër klubi është një subjekt juridik i pavarur që ka disa ekipe.

    Për këtë vërejtje të z. Hodaj, ministri tha që jemi në dijeni dhe do t’i harmonizojmë kërkesat e komisionit për licencim me kërkesat tjera ligjore.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.