Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK: Me miratimin e Statutit të ri janë plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për licencimin e FFK-së
    Ballina-1

    FFK: Me miratimin e Statutit të ri janë plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për licencimin e FFK-së

    01/02/2023 16:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

    KE analizoi dhe shqyrtoi ecurinë dhe zhvillimin e punimeve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të FFK-së, duke konstatuar se pati një frymë konstruktive dhe debate frytdhënëse në trajtimin e Statutit të ri të FFK-së, cili u miratua me shumicë votash dhe i cili i plotëson kriteret dhe kushtet sipas specifikave të Kosovës . KE falënderon secilin delegat për pjesëmarrje, angazhim konstruktiv në të mirë të futbollit të Kosovës.

    KE shqyrtoi edhe licencimin e FFK-së dhe konstatoi se me miratimin e Statutit të ri janë plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për licencimin e FFK-së.

    Po ashtu KE shqyrtoi dhe miratoi orarin e garave të stinorit pranveror të Kampionatit 2022/2023, i cili fillon me ndeshjet e kupës më 4 shkurt dhe do të përfundojë më 28 maj 2023.

    KE shqyrtoi edhe Raportin e Këshillit Emergjent pas vërshimeve në shumë komuna të vendit, e ku dëme pësuan edhe stadiumet e fushat e futbollit të shumë klubeve. Së këndejmi KE mori vendim që brenda mundësive në bashkëveprim me Kuvendet komunale t’u ndihmohet klubeve për përmirësimin e gjendjes në këto stadiume.

    KE shqyrtoi ecurinë e ndeshjes së Superkupës ndërmjet kampionit të Kosovës, FC ”Ballkani” dhe fituesit e Kupës e Kupës së Kosovës, FC”Llapi”, e cila u zhvillua në Antalia, më 21 janar 2023 dhe kaloi në një organizim jashtëzakonisht të mirë.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.