Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK në bashkëpunim me KosADA mbajnë seminar me klubet për Anti-Doping
    Ballina-2

    FFK në bashkëpunim me KosADA mbajnë seminar me klubet për Anti-Doping

    14/10/2022 15:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Agjensioni i Kosovës për Anti-Doping në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës kanë filluar edukimin për Anti-Doping në klubet e Superligës, pasi nga viti i ardhshëm futbollistët e klubeve kosovare do t’iu nënshtrohen testeve anti-doping, siç ndodh në nivel të garave ndërkombëtare.

    Së fundmi në FFK është mbajtur takim me përfaqësuesit e klubeve elitare, derisa edukimi do të vazhdojë deri në fund të muajit janar, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Anti-Doping, gjë e cila në nivel vendor do të praktikohet për herë të parë.

    Qëllimet e programit Anti–Doping janë mbrojtja e të drejtës themelore të sportistëve për të marrë pjesë në sport pa doping, për të promovuar shëndetin, drejtësinë dhe barazinë për sportistët në mbarë botën.

    Me anë të këtij programi sportistët dhe klubet do të informohen në detaje se cilat substanca nuk janë të lejuara, me rregullat e Agjensionit Botëror për Anti-Doping ‘WADA’ dhe ndëshkimet që mund të aplikohen në rast të identifikimit me doping të futbollistëve.

    KosADA (Agjencioni Kosovar për Anti-Doping) do të jetë përgjegjës për antidoping, aktivitetet e të cilës përfshijnë edukimin, kontrollin e dopingut, hulumtimin, zhvillimin e kapaciteteve Anti-Doping dhe monitorimin e zbatimit të Kodit Botëror Anti-Doping.

    TË LIDHURA

    Ndeshja e veçantë e Silvas kundër ish-skuadrës

    07/07/2025 22:44

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.