Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK në drekën e fundvitit me partnerët, i falënderon për mbështetjen dhe rrugëtimin e përbashkët për zhvillimin e futbollit
    Ballina-1

    FFK në drekën e fundvitit me partnerët, i falënderon për mbështetjen dhe rrugëtimin e përbashkët për zhvillimin e futbollit

    26/12/2023 19:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në përmbyllje të vitit 2023, Federata e Futbollit e Kosovës, sipas traditës së krijuar tash e disa vite, ka shtruar drekën e fundvitit me partnerët e saj.

    Presidenti Agim Ademi ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për partnerët e FFK-së, të cilët ndihmuan në zhvillimin e futbollit. I pari i FFK-së theksoi se ky bashkëpunim i ngushtë ka kontribuuar ndjeshëm në avancimin dhe forcimin e futbollit në Kosovë.

    Në fjalën e tij, ai vlerësoi përkushtimin dhe mbështetjen e partnerëve, duke theksuar rolin e tyre kyç në promovimin e futbollit dhe krijimin e mundësive për talente të reja. Presidenti gjithashtu shprehu gëzimin për arritjet dhe sukseset e përbashkëta të realizuara gjatë kësaj periudhe të bashkëpunimit.

    Ky moment u shfrytëzua edhe si një mundësi për të ndarë perspektivën e presidentit mbi të ardhmen e futbollit në Kosovë dhe planet për rritjen e nivelit të futbollit. Ai inkurajoi partnerët që të vazhdojnë mbështetjen e tyre dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm për të ndërtuar një mjedis të përbashkët të arritjeve sportive dhe zhvillimit të shoqërisë nëpërmjet futbollit.

    Në fund për të gjithë partnerët FFK ndau nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës si shenjë mirënjohje për bashkëpunimin.

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.