Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK në garë me Austrinë për Kamerin, Ademi: E kemi kontaktuar dhe e presim, guri i rëndë peshon në vend të vet
    Ballina-1

    FFK në garë me Austrinë për Kamerin, Ademi: E kemi kontaktuar dhe e presim, guri i rëndë peshon në vend të vet

    25/10/2022 21:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dijon Kameri është lojtari me origjinë kosovare, i cili po shkëlqen te skuadra e Salzburg.

    Lojtari i Salzburg, Kameri ka luajtur me grupmoshat e reja të Austrisë, dhe së fundmi depërtoi edhe te skuadra A e Salzburg. Paraqitjet e tij me Salzburg e bëjnë profilin e tij tejet atraktiv sikur për skuadrat evropiane, ashtu edhe për kombëtaren e Austrisë, por sigurisht edhe të Kosovës.

    Në një artikull të publikuar nga ‘Goal’, thuhej se Ralf Rangnick ka paralajmëruar një ftesë për të. “Kameri po bën shumë mirë. Nuk do të habitesha nëse ai do të jetë startues i rregullt në Salzburg sezonin e ardhshëm,”, ka thënë selektori i Austrisë, Ralf Rangnick për ‘Salzburger Nachrichten’, në shtator. “Nëse ai është, ai do të jetë vërtet interesant për ekipin kombëtar”, ka shtuar ai.

    Lidhur me situatën e lojtarit, lajmi.net ka kontaktuar edhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka sqaruar se si qëndron situata me lojtarin dhe cilat janë gjasat që ai të afrohet te ‘Dardanët’.

    “Ne kemi biseduar vazhdimisht me babanë e futbollistit, dhe normalisht, i kemi bërë ftesë atij, dhe babai i tij ka qenë në kontakt me drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahitin, por ai gjithmonë edhe pse konsultohej me z.Sahiti, ai/ata kanë shfaqnin hezitim dhe si duket kanë pritur Austrinë dhe na kanë lënë”, ka thënë kryetari Ademi, transmeton lajmi.net.

    “Dijon Kameri, në këto momente na është dashtë shumë për kombëtaren, sepse pas shortit për Kampionatin Evropian filloi projekti i mobilizimit të të gjitha sektorëve dhe organizimi për të krijuar sa më shumë konkurrencë, kushte dhe disponim e vetëbesim që ta kemi momentumin e kualifikimit. Ne po punojmë për t’u kualifikuar dhe besojmë në projektin tonë, në kualitetin e ekipit, në formën dhe mentalitetin dhe nevojën e kualifikimit. Pra, presim që do të ndodh – Kosova në Evropianin 2024!”, shtoi mes tjerash numri 1 i futbollit kosovar, duke folur për rëndësinë që mund ta ketë lojtari te grupi i Dardanëve.

    Megjithatë, kryetari i FFK, Agim Ademi nuk ka hedhur poshtë gjasat e Kosovës dhe ka thënë se dera vazhdon të jetë e hapur për lojtarin me origjinë kosovare, 18-vjeçarin Kameri.

    “Pra, për Dijonin ne nuk kemi asgjë zyrtare dhe ne e presim Dijon Kamerin në ekipin tonë, në projektin tonë, që ta ndihmojë Kosovën në realizimin e ëndrrës. Thonë, guri i rëndë peshon në vendin e vet, gjaku nuk është ujë, e në vend tjetër gjithë je i huaj. #BashkpërFutbollin”, ishin fjalët e Ademit.

    Dijon Kameri bëri bujë të madhe këtë edicion kur luajti në Champions League me skuadrën e Salzburg. Ai u paraqit në ndeshjen hapëse, duke u bërë lojtari i dytë më i ri austriak që paraqitet në Champions League, pas David Alaba. Ai luante edhe ndaj Chelsea një javë më pas, kur vinte nga stoli.

    Kujtojmë se përveç Kamerit, Kosova është në negociata për të afruar edhe emra si Mërgim Berisha, Elvis Rexhbecaj, Vesel Demaku e Bastien Toma. Mbetet të shihet se çfarë zgjedhje do të bëjnë lojtarët në fjalë.

    TË LIDHURA

    Kombëtarja shqiptare mbërrin në Nish, nesër ndeshet me Serbinë

    10/10/2025 14:15

    Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit për ndeshjen me Slloveninë

    09/10/2025 11:04

    Armand Duka për vizitën e Infantinos në Prishtinë: Kjo tregon peshën që ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare

    09/10/2025 10:54

    Dardanët me përkushtim maksimal para sfidës me Slloveninë

    08/10/2025 19:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.