Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK: Nëse MKRS i bllokon klubet me licencim do t’i drejtohen gjyqit dhe UEFA-s
    Ballina-1

    FFK: Nëse MKRS i bllokon klubet me licencim do t’i drejtohen gjyqit dhe UEFA-s

    04/04/2023 18:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon luftën me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht komisionin për licencim, pasi ky i fundit duket se po përdorë standare të dyfishta kur është më pyetje futbolli, shkruan Demokracia.com.

    FFK ka kohë që ka nisur procesin e licencimit por që kjo punë po zvarritet shumë. Komisioni vazhdimisht e ka fajsuarë Federatën për mosplotësim të dokumentacionit, por që në fund po del që FFK-ja i ka në rregull të gjitha dokumentet por janë klubet që një pjesë  e tyre nuk po mund t’i plotësojë ato.

    Kohëve të fundit është parë në media që tek Federata e Pingpongut dhe ajo e Hendbollit, Komisioni ka bërë disa lëshime duke i licencuar ani pse 50+1 përqind e klubeve të tyre nuk i kishin plotësuar gjitha dokumentet. Gjithsesi, ky veprim i Komisionit është për t’u përshendetur pasi ai wshtw pwr t;a ndihmuar sportin, por jo edhe në rastin e futbollit pasi Komisioni po këmbëngul ta respektojë rregulloren në përpikëri.

    Kjo ka bërë që FFK të reagojë dhe ta përmend gjyqin dhe UEFA-në nëse MKRS nuk reflekton.

    “Në mbledhjen e fundit u theksua edhe njëherë gatishmëria e FFK-së që t’i ndihmojë të gjitha klubet në kompletimin e dokumentacionit të kërkuar nga Komisioni i MKRS-së dhe/ose t’i adresojë këto çështje pranë UEFA-s dhe organeve gjyqësore nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.