Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK ngushëllon familjen Morina për humbjen e futbollistit Erjon Morina
    Ballina-2

    FFK ngushëllon familjen Morina për humbjen e futbollistit Erjon Morina

    12/12/2024 12:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbolli kosovar sot ka mare një lajm të zi, pasi u nda nga jeta në moshë të re futbollisti Erjon Morina.

    Ai kohë më parë kishte përjetuar një sulm gjatë stërvitjeve dhe gjendja e tij ishte keqësuar. Pas një luftë të gjatë ai humbi betejën dhe i dha lamtumirë kësaj bote.

    Federata e Futbollit e Kosovës, ka ngushëlluar familjen Morina dhe gjithë komunitetin e futbollit për këtë humbje të madhe.

    Postimi i FFK-së:

    Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Erjon Morinës

    Prishtinë, 12 dhjetor 2024

    E nderuar Familje Morina,

    Të nderuar drejtues dhe staf i FC Vushtrria,

    Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të birit tuaj të dashur, futbollistit të talentuar të FC Vushtrria, Erjon Morina.

    Humbja e Erjonit na ka prekur thellë, jo vetëm si komunitet futbolli, por edhe si shoqëri.

    Ikja e parakohshme nga kjo botë ka ndalur ëndrrat e tij rinore dhe karrierën e tij premtuese, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë neve.

    Erjoni ishte një futbollist me plot pasion – ai ishte një djalë shembullor dhe i përkushtuar për realizimin e ëndrrave të tij, por Perëndia e deshi më herët afër vetes.

    Ndarja e tij na la të pikëlluar, por kujtimi për të mbetet i paharruar në zemrat e familjes, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.

    Në këto momente të vështira, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, të klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit. Ne jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe.

    I përjetshëm qoftë kujtimi për Erjonin!

    Me respekt,

    Agim Ademi

    President i FFK-së

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.