Federata e Futbollit e Kosovës është organizatore e turneut kualifikues për kombëtaret nën 17-vjeç për Evropianin ‘Hungaria 2023’.
Kosova bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 5, 8 dhe 11 tetor në stadiumet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kosova ndeshjen e parë e luan të mërkurën kundër Italisë, në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku do të marrin pjesë edhe presidenti Agim Ademi dhe shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.
Në këtë fazë kualifikuese janë 13 grupe, ku dy skuadrat e para në secilin grup do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në raundin elitar që zhvillohet në pranverë, së bashku me katër skuadrat e vendeve të treta në grupe me bilancet më të mira kundër dy të parave në grupeve të tyre.
Ndërkaq, Hungaria si nikoqire kualifikohet drejtpërdrejt në turneun final me 16 ekipe pjesëmarrëse, e që mbahet nga 17 maji deri më 2 qershor 2023. Kombëtarja U17 e Kosovës e drejtuar nga Arsim Abazi është përgatitur për këtë turne që disa ditë dhe është e gatshme për të dhënë më të mirën e saj.
Lista e futbollistëve të Kombëtares U17 të Kosovës
Amar Demolli Sh. F. Kurda
Amar Kashtanjeva Fortuna Dusseldorf
Art Berisha HJK Helsinki
Aruel Klinaku Fc. St. Gallen
Aurel Limani KF Ulpiana
Beart Zhubi FC 2 Korriku
Blendrit Krasniqi FC Prishtina
Edi Haziri FC Augsburg
Elvaris Suplja U.S. Sassuolo Calcio
Elvir Gashijani FC 2 Korriku
Erion Salihu FC Ferizaj
Fanol Lutolli SSV Jahn Regensburg
Fatjon Mulaj KF Onix
Granit Pllana AC Vedelago Calcio
Idol Jashari Sh. F. Roni 19
Leo Tafaj Fc Servette
Luan Lleshi KF Erzeni
Medin Gashi FC Vushtrria
Nart Ahmeti De Graafschap
Rron Kryeziu FC Lugano
Orari i ndeshjeve
5 tetor
13:00 Finlanda – Greqia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’)
16:00 Kosova – Italia (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
8 tetor
13:00 Kosova – Greqia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti)
16:00 Italia – Finlanda (Stadiumi ‘Fadil Vokrri)
11 tetor
13:00 Greqia – Italia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti)
13:00 Kosova – Finlanda (Stadiumi ‘Fadil Vokrri)