Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK organizoi për herë të parë Kampin e Talenteve në SHBA
    Ballina-1

    FFK organizoi për herë të parë Kampin e Talenteve në SHBA

    30/11/2023 13:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës shënoi një hap të rëndësishëm këtë mesjavë, duke organizuar për herë të parë Kampin e Talenteve në SHBA. Aktiviteti u zhvillua në New York më 28 dhe 29 nëntor, me pjesëmarrjen e 75 futbollistëve të grupmoshave U15, U17 dhe U19.

    Përzgjedhësit e kombëtareve të këtyre grupmoshave, Ilir Nallbani, Arbnor Morina dhe Adil Maliqi, udhëhoqën stërvitjet dhe vlerësuan potencialin e lojtarëve pjesëmarrës.

    Komuniteti shqiptar në SHBA ka reaguar me mirëseardhje të ngrohtë ndaj këtij organizimi, duke e përgëzuar FFK-në për përkushtimin ndaj zhvillimit të talenteve të futbollit në diasporë. Ky kamp ofroi një platformë unike për lojtarët e rinj shqiptarë në Amerikë, duke iu mundësuar atyre që të prezantojnë aftësitë e tyre të futbollit para përzgjedhësve të ekipeve kombëtare.

    Në këtë kamp, përzgjedhësit vlerësuan potencialin e pjesëmarrësve, duke shprehur bindjen se disa prej tyre do të kenë rritje të ndjeshme në të ardhmen. Ata do të vazhdojnë të përcjellin zhvillimin e tyre në klube dhe varësisht prej performancave të tyre do të vendosin rreth grumbullimit të tyre në ekipet kombëtare.

    FFK planifikon ta bëjë këtë kamp një traditë vjetore, duke vazhduar të përkrahë zhvillimin e talenteve dhe duke krijuar mundësi të barabarta për lojtarët shqiptarë në SHBA që të integrohen në ekipet e Kombëtares së Kosovës në të ardhmen.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.