Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK organizon kursin e radhës për Licencën C për trajnerë të portierëve
    Ballina-2

    FFK organizon kursin e radhës për Licencën C për trajnerë të portierëve

    14/05/2024 17:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Departamenti i Edukimit në Federatën e Futbollit të Kosovës organizon kursin e radhës për Licencën C për trajnerë të portierëve.

    Kursi do të mbahet nga data 14 qershor deri më 19 qershor 2024, në Kampin Nacional në Hajvali.

    Aplikantët e interesuar duhet të kenë 5ë përfunduar “kursin D të trajnerëve për portierë”.

    Përmbajtja e këtij kursi do të jetë:

    • Përsëritja e teknikave bazike

    • Pozicionimit bazik

    • Ndërtimi i aksionit i detajuar,

    • Teknikat e detajuara të mbrojtjes së goditjeve,

    • Situata 1v1 në teknikë dhe taktikë,

    • Mbrojtja e hapësirës,

    • Video analizë e stërvijtes dhe ndeshjes,

    • Struktura periodike e një stërvitje të portierave,

    • Stërvijte të përshtatur në moshë.

    Fundi i kursit do të përmbyllet me një provim praktik.

    Të interesuarit për aplikim duhet të kenë dokumentat e kompletuara si vijon: Aplikiacioni, Certifikatë Mjekësore (e lëshuar në QKMF), Certifikatë që nuk jeni nën-Hetime, Diplomë e Shkollës së Mesme apo Fakultetit, 2 Foto.

    Çmimi për kurs do të jetë 200 €.

    Të gjithë të interesuarit mund të dorezojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 10.06.2024 te:

    [email protected]

    Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në kurs. Aplikacioniet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.