Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK po merr pjesë në Konferencën e FIFA-s për transformimin ligjor dhe zhvillimin digjital të çështjeve ligjore
    Ballina-1

    FFK po merr pjesë në Konferencën e FIFA-s për transformimin ligjor dhe zhvillimin digjital të çështjeve ligjore

    01/02/2024 12:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës po merr pjesë në konferencën e FIFA-s në Tokio, e cila ka në fokus transformimin ligjor dhe progresin digjital në çështjet ligjore të futbollit.

    FFK po përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, menaxheri i sistemit FIFA Connect & TMS, Dardan Sadiku dhe menaxherja për TMS dhe regjistrim të lojtarëve, Arta Osmani.

    Kjo konferencë po trajton disa çështje kyçe, përfshirë FIFA Clearing House, përditësimet në rregulloret e regjistrimit të lojtarëve dhe rregulloret për agjentët e lojtarëve.

    Punimet e kësaj konference i ka përshëndetur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka folur për rëndësinë e kuadrit ligjor në futboll si dhe misionin e tij që futbolli të bëhet vërtet global dhe të jetë gjithëpërfshirës.

    Një nga temat kryesore të diskutuara ka qenë FIFA Clearing House, një platformë e re e cila synon të përmirësojë transparencën dhe menaxhimin e transaksioneve financiare në botën e futbollit. FFK ka shprehur përkushtimin e saj për të ndjekur dhe zbatuar këtë inovacion në mënyrë të përshtatshme për realitetin e futbollit kosovar.

    Përveç kësaj, konferenca ka trajtuar ndryshimet në rregulloret e regjistrimit të lojtarëve, me synimin e përmirësimit të proceseve dhe shmangies së çdo paligjshmërie.

    Federata e Futbollit të Kosovës shpreh gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me FIFA-n dhe federatat tjera në zhvillimin e futbollit nga perspektiva ligjore dhe digjitale.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.