Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK pret që të licencohet javën që vjen
    Ballina-1

    FFK pret që të licencohet javën që vjen

    14/04/2023 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës u zhvillua një takim i përbashkët midis Komisionit Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe përfaqësuesve të klubeve, në prani të ministrit Hajrulla Çeku, zëvendësministres, Daulina Osmani dhe lidershipit të FFK-së.

    Sipas njoftimit të lëshuar nga FFK-ja, “takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me qëllim të shqyrtimit dhe të vlerësimit të komenteve dhe kërkesave finale të Komisionit në lidhje me dokumentacionin e klubeve në procesin e licencimit të FFK-së. Në këtë takim edhe një herë u vu në pah se FFK i ka plotësuar të gjitha dokumentet dhe kriteret për licencim, ndërkohë që klubeve u mbetet të plotësojnë vetëm disa detaje në dokumentacionet e tyre, e që sipas dinamikës mund të kompletohen qysh javën që vjen”.

    Tutje, FFK-ja bëri të ditur se “gjatë këtij takimi u vlerësua se procesi i licencimit të FFK-së ka marrë më shumë kohë sesa zakonisht për shkak se FFK është federata më e madhe sportive në vend dhe ka numrin më të madh të anëtarëve dhe sportistëve në krahasim me çdo federatë tjetër”.

    Nga shtëpia e futbollit kosovar presin që procesi i kompletimit të dokumentacionit edhe për klubet të përmbyllet javën që vjen.

    “Në bazë të asaj çfarë u shqyrtu dhe u diskutua në këtë takim, procesi i kompletimit të dokumentacionit edhe për klubet pritet të përmbyllet në javën që vjen, pasi që klubet sqaruan shumicën e komenteve me komisionin”, thuhet mes tjerash në njoftimin e FFK-së.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.