Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK: Qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të UEFA-s dhe në mbrojtje të sistemit garues që bazohet në solidaritet dhe merita sportive 
    Ballina-2

    FFK: Qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të UEFA-s dhe në mbrojtje të sistemit garues që bazohet në solidaritet dhe merita sportive 

    21/12/2023 21:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës qëndron fuqimisht në mbështetje të UEFA-s dhe sistemit të futbollit që bazohet në solidaritet dhe merita sportive. Ndërsa po ballafaqohemi me projekte të tilla si “Super Liga”, të cilat synojnë ndarjen nga vlerat themelore sportive dhe solidariteti, FFK rishpreh përkrahjen e saj të parezervë ndaj UEFA-s në luftimin e kërcënimeve të tilla.

    Projekti i ashtuquajtur “Super Liga” nuk respekton vlerat e meritës sportive dhe synon shkatërrimin e sistemit të garave në futboll. FFK e sheh këtë projekt si një kërcënim ndaj integritetit dhe unitetit të futbollit, duke vënë në rrezik të gjithë strukturën e futbollit, e cila që nga themelimi i UEFA-s ka nxitur konkurrencën dhe zhvillimin e futbollit.

    Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm UEFA-n dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme të përbashkëta për të parandaluar çdo përpjekje për ndarje të futbollit.

    Ne besojmë se e drejta dhe fuqia janë në anën e sistemit të bazuar në meritë sportive, dhe se kërcënimi i projekteve si “Super Liga” do të dështojnë dhe do të përballen me rezistencë dhe unitet të klubeve dhe të gjithë futbolldashësve.

    FFK nxit të gjithë pjesëmarrësit e futbollit që të bashkohen në këtë kauzë të rëndësishme për të mbrojtur integritetin dhe vlerat e sportit tonë të dashur.

    Ata që synojnë të ndahen nga familja e futbollit, e cila i ka rritur, do të ballafaqohen me refuzim dhe kritikë nga komuniteti i futbollit.

    FFK beson se uniteti dhe besimi në vlerat sportive do të fitojnë gjithmonë mbi ndarjen dhe interesat e ngushta.

    Me vendosmëri do të vazhdojmë të mbrojmë futbollin tonë dhe të përkrahim çdo hap drejt një garë të drejtë, e bazuar në meritë sportive.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.