Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK reagon ashpër ndaj provokimeve të tifozëve rumun në ndeshjen Farul Constanta – Mitrovica
    Ballina-2

    FFK reagon ashpër ndaj provokimeve të tifozëve rumun në ndeshjen Farul Constanta – Mitrovica

    04/09/2024 20:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës shpreh indinjatën dhe reagon ashpër ndaj sjelljeve të papranueshme të tifozëve rumun gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve për femra ndërmjet Farul Constanta dhe Mitrovicës, e cila u zhvillua, të mërkurën, në stadiumin “Central Stadium Hagi Academy” në Constanta.

    Shfaqja e flamujve të Serbisë dhe thirrjet kundër shtetit të Kosovës janë veprime të papranueshme dhe të dënueshme, e që bien ndesh me frymën e futbollit dhe ‘fair play’-it.

    “FFK do të dërgojë një notë proteste zyrtare në Federatën e Futbollit të Rumanisë dhe në UEFA, duke kërkuar ndëshkime dhe veprime konkrete ndaj provokimeve të tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme në të ardhmen.

    Jemi të bindur se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë janë kyç për të ruajtur vlerat e vërteta të futbollit.

    Futbolli duhet të shërbejë si urë bashkimi dhe jo si platformë për nxitjen e urrejtjes dhe tensioneve ndërmjet popujve.

    Pavarësisht provokimeve të tilla në prag të ndeshjes tejet të rëndësishme ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Rumanisë, FFK apelon tek opinioni futbolldashës që të jenë të përqendruar vetëm në futboll, duke lënë mënjanë sjelljet e tilla të tifozëve rumun dhe nga shtete tjera mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës.

    Futbollistët tanë dhe tifozët do të vazhdojnë të jenë shembull i sjelljes sportive, duke u fokusuar vetëm në fushën e lojës dhe duke treguar motivimin dhe përkushtimin maksimal për të arritur sukseset e reja”, thuhet në reagimin e FFK-së.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.