Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK shpreh keqardhje për aksidentin e KFF Jakova, uron shërim të shpejtë për të lënduarit
    Ballina-1

    FFK shpreh keqardhje për aksidentin e KFF Jakova, uron shërim të shpejtë për të lënduarit

    22/09/2023 14:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin se automjeti me të cilin po udhëtonin futbollistet dhe stafi i KFF Ja

    kova gjatë kthimit nga një aktivitet nga Shqipëria është rrokullisur mbrëmjen e kaluar në afërsi të Junikut. Si pasojë e këtij aksidenti dy futbolliste dhe trajneri i skuadrës së senioreve, N. Kamberi ndodhen aktualisht për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjakovës, por fatmirësisht janë pa lëndime serioze dhe jashtë rrezikut për jetë. Pjesa tjetër e futbollisteve pas trajtimit të duhur mjekësor, sot në mesditë, janë liruar në shtëpi.

    Federata e Futbollit e Kosovës shpreh keqardhje për këtë aksident dhe shpreh gatishmërinë për t’i qëndruar afër KFF Jakova dhe futbollisteve të këtij klubi për ta kaluar sa më parë këtë moment traume dhe lëndimet e pësuara nga ky aksident.

    Njëherësh, FFK uron që futbollistet dhe i gjithë stafi i KFF Jakova të shërohen sa më shpejt nga lëndimet e pësuara dhe t’i rikthehen punës në fushën e gjelbër, duke shpresuar që raste të tilla të mos ndodhin asnjëherë.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.