Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FHK-ja pranohet në Konfederatën Mesdhetare me të drejta të plota
    Ballina-2

    FHK-ja pranohet në Konfederatën Mesdhetare me të drejta të plota

    11/05/2024 16:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) të shtunën ka arritur edhe një sukses të rëndësishëm. FHK-ja është pranuar me të drejta të plota në Konfederatën Mesdhetare të Hendbollit.

    Pranimi, që u bë pa asnjë votë kundër, u zyrtarizua të shtunën në Kongresin e Rregullt të Konfederatës  Mesdhetare të Hendbollit. FHK-në në Kongres po e prezantojnë presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

    Ekipet kombëtare të Kosovës ka kohë që paraqiten në të gjitha ngjarjet e organizuara nga Konfederata Mesdhetare. Por deri më tani nuk  kishte ndodhur pranimi zyrtar në këtë konfederatë. Tashmë Kosova është anëtare me të drejta të plota në Konfederatën Mesdhetare të Hendbollit.

    Kongresi po mbahet në Ankara të Turqisë, ku po zhvillohet edhe Kampionatin Mesdhetar për hendbollistët deri në 18 vjet. Natyrisht pjesë e kësaj ngjarjeje është Kosova.

    Në Kongres ishte edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa. Ai ka uruar Saraçinin e Gjinovcin për pranimin në Konfederatën Mediterane dhe për sukseset e fundit në skenën ndërkombëtare, ndër të tjera edhe për kualifikimin në Kampionatin Botëror për të Reja që mbahet në Kinë.

    Presidenti Saraçini dhe sekretari gjeneral Gjinovci, gjatë qëndrimit në Ankara po zhvillojnë takime me drejtues federatash nga vendet që janë pjesë e Konfederatës Mesdhetare, organizatës me shtrirje në tri kontinente.

    TË LIDHURA

    Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

    14/06/2025 14:43

    Qytetet dhe stadiumet mikpritëse të Kupës së Botës për Klube në SHBA

    14/06/2025 10:40

    Fitore e Novi Pazarit ndaj federatës serbe, UEFA ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit nga Sanxhaku

    13/06/2025 23:16

    Albion Rrahmani operohet në Rumani

    13/06/2025 16:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.