Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë
    Ballina-2

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sipas mediave serbe, FIFA po shqyrton mundësinë e një dënimi të ri ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, dhe kësaj radhe nuk do të jetë vetëm një kufizim i numrit të shikuesve, por stadiumi “Rajko Mitiq” në Beograd mund të mbyllet plotësisht për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

    Lajmin e ka raportuar të mërkurën gazeta serbe “Alo”. Ndeshja Serbi – Shqipëri është planifikuar të zhvillohet më 11 tetor në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    Sipas mediave serbe, dënimi i mundshëm lidhet me thirrjet “Kosova – Serbia” gjatë ndeshjes Serbi – Angli, e zhvilluar të martën mbrëma në Beograd, ku Anglia fitoi 5-0.

    Madueke feston golin ndaj Serbisë

    Gjithashtu, gjatë takimit u shpalosën flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës, ndërsa kishte thirrje raciste ndaj mysafirëve.

    Po ashtu, kishte momente, kur tifozët serb u rrahën mes vete, sidomos për brohoritjet pro dhe kundër, Aleksandar Vucic.

    Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar shpesh nga UEFA, kryesisht për thirrje dhe banerë me përmbajtje anti-Kosovë, dhe pikërisht në ndeshjen me Anglinë kishte të mbyllur disa sektor.

    FIFA, po ashtu e kishte gjobitur edhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) me 200 mijë dollarë (185 mijë euro) për shkak të sjelljes së papërshtatshme të tifozëve gjatë ndeshjes ndaj Serbisë, të cilën e vuajti ndaj Letonisë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.