FIFA ka hapur procedurë disiplinore të martën ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës pas thirrjeve anti-myslimane gjatë ndeshjes miqësore Spanjë – Egjipt javën e kaluar.
Tifozët e Spanjës brohoritën “kush nuk kërcen është mysliman” gjatë ndeshjes miqësore që përfundoi 0:0.
“FIFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Federatës për incidentet në miqësoren kundër Egjiptit”, konfirmoi një zëdhënës i FIFA-s për ESPN të martën.
Pati reagime të ashpra nga zyrtarë të futbollit spanjoll dhe qeverisë.
