Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FIFA i kërkon falje Ukrainës, por jo edhe Kosovës
    Ballina-1

    FIFA i kërkon falje Ukrainës, por jo edhe Kosovës

    17/12/2024 00:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Ukrainës, përmes një njoftimi ka konfirmuar se FIFA i ka kërkuar falje asaj dhe Ukrainës, për një lëshim që e ka bërë në ceremoninë e tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kupës së Botës së vitit 2026.

    Bëhet fjalë për një lëshim në hartë, duke mos e vendosur Krimenë (e pushtuar nga Rusia) si pjesë të Ukrainës.

    Kjo kishte ngjallur shumë reagime në Ukrainë, e cila kërkoi sqarime nga UEFA e FIFA për këtë skandal.

    Mirëpo, Ukraina nuk ishte vendi i vetëm që u përballë me një skandal të tillë.

    Ngjashëm ishte edhe për Kosovën, e cila shihej në hartë si pjesë e Serbisë.

    Megjithatë, nga Kosova nuk ka pasur reagime zyrtare (deri më tani), dhe kështu FIFA nuk ka kërkuar falje ndaj Kosovës.

    Në kërkimfaljen e dërguar në Federatën e Ukrainës, FIFA ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një gabim i paqëllimshëm.

    “Ne e kuptojmë plotësisht ndjeshmërinë delikate të këtij çështjeje dhe, ndërkohë që incidenti ishte i paqëllimshëm, ne sinqerisht pendoheni për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar,” shkroi oficeri kryesor i asociatave të anëtarëve të FIFA-s, Elkhan Mammadov, në një letër të publikuar të dielën nga trupi i futbollit i Ukrainës.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.