Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FIFA njofton zyrtarisht për ndalimin e shitjes së birrave në dhe rreth stadiumeve në Katar
    Ballina-2

    FIFA njofton zyrtarisht për ndalimin e shitjes së birrave në dhe rreth stadiumeve në Katar

    18/11/2022 16:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndalohet shitja e pijeve alkoolike në dhe rreth stadiumeve në Katar

    Tifozët nuk do të mund të blejnë birrë në ose rreth tetë stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës në Katar.

    FIFA ka njoftuar zyrtarisht për vendimin e ndalimit të shitjes së pijeve alkoolike, përveçse në zonat e veçanta për tifozët.

    “Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në ‘FIFA Fan Festival’, destinacione të tjera tifozësh dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022. Nuk ka asnjë ndikim në shitjen e Bud Zero i cili do të mbetet i disponueshëm në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës të Katarit. Autoritetet e vendit pritës dhe FIFA do të vazhdojnë të sigurojnë që stadiumet dhe zonat përreth të ofrojnë një përvojë të këndshme dhe të respektueshme  për të gjithë tifozët. Organizatorët e turneut vlerësojnë mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të AB InBev për angazhimin tonë të përbashkët për t’u kujdesur për të gjithë gjatë Kupës së Botës FIFA Katar 2022”, thuhet në njoftimin e shtëpisë më të madhe të futbollit.

    Kujtojmë se shitja e alkoolit është e ndaluar në Katar, përveç në restorante dhe bare publike, por larg pamjes së publikut.

    Më herët është raportuar se deri te ky vendim erdhi pas kërkesave të familjes mbretërore Al Thani në Katar.

    Kupa e Botës “Katar 2022” do të nisë më 20 nëntor.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.