Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd
    Ballina-1

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Serbisë rrezikon një dënim të ashpër nga FIFA, pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes me Anglinë në Beograd, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Në aspektin sportiv, Serbia pësoi një humbje të rëndë 0-5 përballë anglezëve, me golat e Harry Kane, Noni Madueke, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Marcus Rashford (nga penalltia).

    Por më problematike për Federatën Serbe të Futbollit janë incidentet e ndodhura në tribuna.

    Sipas mediave britanike, veçanërisht portalit “Sportbible”, sjellja e tifozëve serbë mund t’i kushtojë Serbisë sanksione të rënda.

    Në stadium u shfaq një banderolë me mesazhin “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa u dëgjuan edhe kore mbi Kosovën dhe Metohinë.

    Këto veprime kanë nxitur reagime nga autoritetet në Kosovë, të cilët kërkuan nga FIFA dhe UEFA masa të menjëhershme.

    Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi një lazer u drejtua në fytyrën e mbrojtësit anglez Ezri Konsa, ndërsa spikeri i stadiumit u detyrua të paralajmëronte publikun për ndalimin e përdorimit të lazerëve dhe piroteknikës.

    Gjithashtu, raportohen raste ku tifozët përdorën fishkëllima artificiale për të hutuar lojtarët në fushë.

    Problemet nuk munguan as në tribuna, ku policia ndërhyri për të qetësuar grupime tifozësh që nisën të këndonin këngë kundër qeverisë serbe.

    FIFA dhe UEFA ende nuk kanë dalë me një komunikatë zyrtare, por pritet që Serbia të përballet me gjoba të majme dhe mbyllje të stadiumit për ndeshjet e ardhshme.

    Një dënim i tillë mund të bënte që Serbia ta priste Shqipërinë pa tifozë më 11 tetor në “Rajko Mitiç”, përcjell KohaJone.

    Edhe ish-gjyqtari i njohur anglez, Keith Hackett, paralajmëroi pasoja: “Përdorimi i lazerëve është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.

    Raporti i arbitrit francez Clement Turpin dhe i vëzhguesit do t’i shkojë FIFA-s. Serbia do të marrë një dënim të rëndësishëm”, u shpreh ai për “Football Insider”.

    TË LIDHURA

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.