Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FIGC nis hetimet për përballjen e Milanit me tifozët, pas humbjes së mbrëmshme
    Ballina-2

    FIGC nis hetimet për përballjen e Milanit me tifozët, pas humbjes së mbrëmshme

    14/05/2023 14:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përballja mes tifozëve dhe ekipit të Milanit po hetohet nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC), sipas raportimit nga “ANSA”

    Të shtunën mbrëma, “Rossonërët” pësuan humbje ndaj Spezias dhe janë jashtë top-katërshes në Serie A.

    Pas përfundimit të ndeshjes, e gjithë skuadra, përfshirë edhe trajnerin Pioli, shkuan te tifozët e tyre “ultras”, të cilët dukej se nuk ishin aspak të kënaqur me skuadrën e tyre.

    Megjithatë, edhe pse nuk pati ndonjë përplasje fizike apo eskalim situate, ky rast është duke u hetuar tashmë nga FIGC.

    Federata italiane ka një rregull në kodin e saj të drejtësisë sportive që ndalon grupet më ekstreme të mbështetësve të bëjnë kërcënime ndaj lojtarëve në fushë.

    Tashmë mbetet të shihet nëse hetimet do të dëshmojnë se tifozët kërcënuan ndonjë pjesëtarë të ekipit të Milanit, apo ishte vetëm një diskutim mes tyre.

    Pioli këtë e kishte vlerësuar si “një gjë pozitive”. Ai gjithashtu pas ndeshjes tha: “Shkuam për t’i përshëndetur siç bëjmë gjithmonë. Ata na nxitën të japim më të mirën tonë”.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.