Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Filloi kursi i parë për trajnere – Licenca C për femra 
    Ballina-2

    Filloi kursi i parë për trajnere – Licenca C për femra 

    18/12/2024 19:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Departamenti i Edukimit në Federatën e Futbollit të Kosovës ka nisur sot kursin e parë rezidencial për trajnere – Licenca C për femra, një projekt ky i veçantë, i cili mbështetet nga FIFA. Ky kurs ka për qëllim të fuqizojë vajzat dhe gratë në rolin e trajnereve dhe të nxisë punën e tyre me grupmoshat e reja.

    Në këtë kurs marrin pjesë 30 kandidate, të cilat do të ndjekin ligjëratat teorike dhe praktike në dy faza. E para është nga 18 deri më 22 dhjetor, derisa faza e dytë nga 10 deri më 14 shkurt. Kursi është i dizajnuar për trajneret femra të cilët nuk kanë marrë deri më tani licencë për trajnere nga ndonjë federatë por që kanë përfunduar kursin bazik të femrave Grassroots Leaders Coaching Course në FFK, por edhe për futbollistet që janë në përfundim të karrierës së tyre aktive.

    Sanije Krasniqi, shefe e Departamentit të Edukimit, theksoi rëndësinë e këtij kursi dhe ndikimin që ai pritet të ketë tek pjesëmarrëset. Sipas saj ky kurs është një hap i rëndësishëm për krijimin e kuadrove të reja të trajnereve. Ajo tha se synimi i FFK-së është që të inkurajojë sa më shumë vajza dhe gra të përfshihen në këtë profesion.

    Ndërkohë, pjesëmarrëset e këtij kursi u shprehën mirënjohëse për këtë mundësi dhe vlerësuan përkushtimin e FFK-së dhe mbështetjen nga FIFA për fuqizimin e tyre në fushën e futbollit.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.