Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Armenia, këto janë çmimet
    Ballina-1

    Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Armenia, këto janë çmimet

    09/11/2022 20:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, që zhvillohet më datë 16/11/2022 në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

    https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.

    Procedura se si blihet bileta online:

    Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

    Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

    Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

    Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

    Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.