Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Finale angleze në Ligën e Evropës sonte
    Ballina-2

    Finale angleze në Ligën e Evropës sonte

    21/05/2025 11:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Finalja e Ligës së Evropës do të jetë e tëra angleze.

    Tottenham Hotspur dhe Manchester United do të përballen sonte mes vete në finalen e garës së dytë më të rëndësishme të futbollit evropian.

    Pa dyshim, përpos prestigjit që e ka ky trofe, dy klubet angleze e kanë një arsye më shumë për të synuar që ta fitojnë atë.

    Kjo për faktin se fituesi i Europa Leagues e siguron njëherësh edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

    Spurs e siguruan finalen pasi në gjysmëfinale e eliminuan me lehtësi ekipin Bodo/Glimt, e paraprakisht Eintracht Frankfurtin në çerekfinale.

    Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” në gjysmëfinale po ashtu me lehtësi e eliminuan Athletic Bilbaon, kurse paraprakisht ishin më të mirë se Lyoni në çerekfinale.

    Sa u përket përballjeve direkte, në ndeshjet e fundit londinezët kanë qëndruar shumë më mirë duke i fituar katër dhe duke barazuar në dy të tjera ndaj gjigantit nga “Old Trafford”.

    “Djajtë e Kuq” s’kanë fituar ndaj Tottenhamit më saktësisht nga viti 2022.

    Por, kur bëhet fjalë për Evropë, ata kanë më shumë përvojë dhe sonte mund të konsiderohen si favoritë të lehtë.

    Për dy ekipet angleze ky trofe do të ishte shpëtim i sezonit.

    Në të kundërtën, për ekipin humbës do të thoshte një kolaps në edicionin 2024/2025.

    Ndeshja mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit do të luhet sonte në stadiumin san Mames në Bilbao të Spanjës duke filluar nga ora 21:00.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.