Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Finalja e Kupës së Kosovës për femra zhvillohet më 17 maj
    Ballina-1

    Finalja e Kupës së Kosovës për femra zhvillohet më 17 maj

    10/05/2023 15:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja finale e Kupës së Kosovës për femra në futboll, ndërmjet EP Hajvalisë dhe Mitrovicës, do të zhvillohet më datën 17 maj (e mërkurë), në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 17:00.

    Do të jetë kjo një përballje mjaft interesante e dy skuadrave më të cilësore në futbollin e vajzave e grave në Kosovë, e të cilat janë në garë edhe për titullin e kampionit në Sigal Superligë.

    Kjo ndeshje, e cila pritet të sjellë lojë cilësore dhe rivalitet të ndjeshëm, do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK, duke ua mundësuar kësisoj tifozëve të futbollit në Kosovë dhe në Diasporë që ta ndjekin këtë finale emocionuese.

    E në një finale si kjo pa dyshim tifozët e kanë rëndësinë e vet, prandaj kjo është një mundësi e mirë, që jo vetëm tifozët e këtyre ekipeve, por edhe dashamirët e futbollit në përgjithësi të jenë të pranishëm në stadium për të krijuar një atmosferë sa më të mirë dhe për të dëshmuar mbështetjen për futbollin e femrave e për t’i inkurajuar lojtaret e të dyja ekipeve që të japin më të mirën e tyre në fushë.

    Vlen të theksohet se në gjysmëfinale të dyja skuadrat realizuan fitore të lehta: EP Hajvalia fitoi me rezultat 4:1 kundër Dukagjinit, ndërsa Mitrovica e mundi 16 Qershorin me rezultat 7:1.

    Këto dy skuadra janë ballafaquar edhe në finalen e vitit të kaluar, ku Mitrovica kishte fituar me rezultat 2:1.

    TË LIDHURA

    Presidenti Agim Ademi ndan licencat A për trajnerë

    30/06/2025 15:00

    Foda: Do të bëjmë çdo gjë për t’u kualifikuar në Botëror

    30/06/2025 12:46

    FFK ndanë licencat A për trajnerë 

    30/06/2025 12:29

    ‘Festival’ golash në Miami, Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

    30/06/2025 00:12
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.