Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Financimi i fshehtë 103 milionë sterlina i Abramovich/ Plas skandali, si u paguan Broja dhe Rashica
    Ballina-1

    Financimi i fshehtë 103 milionë sterlina i Abramovich/ Plas skandali, si u paguan Broja dhe Rashica

    29/03/2023 23:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lajm i bujshëm është duke bërë xhiron e mediave botërore. Sipas raportimeve, manjati rus, Roman Abramoviç financoi fshehurazi klubin holandez të Vitesses, të quajtur dikur skuadra B e Chelseat. Sipas hulumtimeve të fundit, pretendohet se rusi pompoi 103 milion stërlina te klubi holandez, gjatë kohës që ishte pronar i Chelseat.

    Prestigjiozja “The Guardian”, pretendon se dokumentet e nxjerra nga “MeritServus”, të quajtura “dosjet e oligarkut”, duket se tregojnë se Abramoviç ndihmoi në financimin e marrjes së Vitesses nga Merab Jordania në vitin 2010, nëpërmjet entiteteve të shumta në parajsat fiskale.

    Në raport thuhet se federata holandeze ka kërcënuar se do të tërheqë licencën profesionale të Vitesses, klub me histori 113 vjeçare, nëse nuk ka qartësi për situatën deri më 11 prill.

    Dyshimet e para u ngritën në vitin 2010 kur klubi holandez u ble nga ish-futbollisti gjeorgjian Merab Jordania, i cili u paraqit në konferencën e parë duke folur për Abramoviç si mik, por duke mohuar çdo përfshirje në klub.

    Por vëmendja u kthyen kur marrëdhëniet mes dy klubeve u intensifikuan me Çelsin që dërgoi disa lojtarë në huazim te Viteshe, duke përfshirë Matiç dhe Maunt. Por, në dosje janë përfshirë edhe rrogat e lojtarëve shqiptarë si Armando Broja dhe Milot Rashica që luajtën për Viteshn në vitet 2020-2021  dhe 2015-2018…

    Dokumentet e zbuluara duket se tregojnë se Abramoviç financoi Viteshen me një sërë kredish me vlerë të paktën 117 milionë euro deri në vitin 2015.

    Një shifër dhe pothuajse 10 herë më e lartë se xhiroja e holandezëve, në 2014/15 ishte një total prej 14 milionë eurosh. Dhe me ato para, u paguan shumë rroga lojtaresh që vlenin shumë herë më shumë… 

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.