Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fiorentina ia shkakton humbjen e tretë radhazi Interit
    Ballina-1

    Fiorentina ia shkakton humbjen e tretë radhazi Interit

    01/04/2023 20:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Serie A.

    Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi pësoi humbje në shtëpi kundër Fiorentinas

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 0:1.

    Golin e vetëm dhe të fitores për “Violan” e shënoi Giacomo Bonaventura, në minutën e 53-të.

    Interi pas kësaj humbje e rrezikon edhe pozitën e tretë në tabelë. “Nerazzurrët” kanë 50 pikë, vetëm dy më shumë se Milani, që ka një ndeshje më pak.

    Fiorentina, që sonte regjistroi fitoren e pestë radhazi, renditet e teta në tabelë me 40 pikë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.