Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen
    Ballina-2

    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen

    22/12/2025 15:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fisnik Asllani do të jetë një nga emrat e rinj intrigues të merkatos së verës së ardhshme.

    Sulmuesi kosovar e ka nisur mirë sezonin me Hoffenheim dhe klauzola e tij e përballueshme e largimit, midis 25 dhe 29 milionë euro, e bën atë një mundësi të
    mirë në treg.

    Barcelona është midis klubeve të interesuara, ndërsa Bayern Munih dhe Borussia Dortmund janë dy gjigantët gjermanë që kanë treguar më shumë interes për 23-vjeçarin.

    Në një intervistë për ‘RTL’, Asllani tregoi se ndjek me vëmendje thashethemet për të ardhmen e tij, por aktualisht fokusohet te Hoffenheim: “Sigurisht që dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është privilegj dhe ndihem pak krenar, por jam i përqendruar te Hoffenheim, në ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Do të shohim çfarë ndodh në fund. Çdo gjë në kohën e duhur”.

    Ai shtoi: “Sigurisht që flas për të ardhmen me familjen dhe miqtë e afërt. Nuk jam më 18 vjeç, ndaj duhet të planifikoj karrierën dhe jetën. Duhet të di deri ku dua të shkoj, çfarë dua, të njoh veten dhe të zbuloj çfarë është e rëndësishme për mua, cilat janë prioritetet e mia”. Për Asllanin, një “jetë e mirë” jashtë futbollit është po aq e rëndësishme, sepse “një gjë sjell tjetrën”.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.