Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fisnik Asllani vazhdon kontratën me Hoffenheimin
    Ballina-1

    Fisnik Asllani vazhdon kontratën me Hoffenheimin

    13/07/2025 19:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, edicionin e ardhshëm me Hoffenheimin do të paraqitet në Bundesligë. Asllani të dielën mbrëma e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Hoffenheimit. Qendërsulmuesi pjesë e klubit gjerman do të jetë deri në verën e vitit 2029.

    Futbollisti i talentuar, Asllani, edicionin e kaluar shkëlqeu në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Ai ishte i huazuar tek Elversbergu. E mbylli edicionin me 18 gola e nëntë asistime.

    “Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me Hoffenheimin. Jam shumë i motivuar dhe tani dua të provoj veten në Bundesligë. E njoh klubin, shumë nga lojtarët në skuadër dhe të gjithë stafin e Hoffenheimit”, ishin fjalët e para të Asllanit pas vazhdimit të kontratës.

    Ndërkohë drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker, theksoi se Asllani është sulmues shumë i talentuar.

    “Fisniki është një sulmues shumë i talentuar. Golat dhe asistimet e tij flasin vetë. Sigurisht, zhvillimi i Fisnik dhe paraqitjet e tij të forta në divizionin e dytë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga shumë klube të tjera. Për këtë arsye, jemi edhe më të kënaqur që ai tani është plotësisht i përkushtuar për një të ardhme te Hoffenheimi”, ka thënë Schicker.

    22-vjeçari Asllani me Kosovën ka zhvilluar shtatë ndeshje dhe ka realizuar një gol.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.