Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fitoi medaljen e artë në “Strandja”, Kurti uron Sadikun për triumfin
    Ballina-2

    Fitoi medaljen e artë në “Strandja”, Kurti uron Sadikun për triumfin

    02/03/2026 15:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për fitoren e jashtëzakonshme në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Strandja 2026”, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

    “Donjeta, mund kampionen e botës dhe fiton medaljen e artë botërore!”, ka shkruar Kurti në urimin e tij në Facebook.

    Ai po ashtu ka përshkruar rrugëtimin e saj gjatë turneut, transmeton Klankosova.tv.

    “Ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksiereve shumë cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti. Nën udhëheqjen e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta ka shfaqur një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jash tëzakonshme në finale e madhe kur mundi kampionen e botës dhe gjatë të gjitha ndeshjeve.

    “Strandja” njihet si turneu më i vjetër dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator botëroe. Sivjet u mbajt edicioni i 77-të. Ky është viti i dytë me radhë që boksierja nga Kosova fitoi turneun, në gjurmët e të madhit Mehmet Bogujevci i cili e fitoi medaljen e artë në vitin 1977 po në këtë turne”, shkroi Kurti.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.