Sporte tjera

Fitore e madhe dhe bindëse e Bad News Eagles, i afrohen kualifikimit në Major

Fitore e madhe dhe bindëse e Bad News Eagles, i afrohen kualifikimit në Major

Bad News Eagles po vazhdojnë të korrin suksese në CS:GO. Skuadra kosovare e ka regjistruar një fitore të madhe dhe po aq bindëse sot. “Shqiponjat” e mposhtën ekipin Astralis bindshëm 16:3 për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit në Majorin e madh, i cili do të mbahet në Rio De Janeiro të Brazilit. Ekipi shqiptar

Besnik Batusha

Bad News Eagles po vazhdojnë të korrin suksese në CS:GO.

Skuadra kosovare e ka regjistruar një fitore të madhe dhe po aq bindëse sot.

“Shqiponjat” e mposhtën ekipin Astralis bindshëm 16:3 për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit në Majorin e madh, i cili do të mbahet në Rio De Janeiro të Brazilit.

Ekipi shqiptar në fakt e mposhti skuadrën e 8-të në botë, e cila e ka fituar katër herë Majorin.

BNE tash i kanë dy fitore, ndaj ekipit turk Eernal dhe kundër Astralis, e një humbje nga ekipi i 11-të në botë, Ninjas in Pyjamas.

Skuadrën e suksesshme nga Kosova, e cila ishte një sensacion i vërtetë këtë vit, e ndan veç edhe një fitore nga kualifikimi në Major, që konsiderohet si turneu më i madh në botë.

Bad News EaglesCS:GO

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë