Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fitore e madhe e Kosovës
    Ballina-1

    Fitore e madhe e Kosovës

    15/10/2024 22:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me fishkëllima e brohoritje “marre, marre” e jashtë, jashtë”, futbollistët e Kombëtares së Kosovës u larguan nga stadiumi “Fadil Vokrri” pas humbjes së pësuar një muaj më herët nga Rumania 3:0. Por të martën, lojtarët e Kosovës u larguan me duartrokitje nga fusha e stadiumit në Prishtinë. “Dardanët” shënuan fitore 3:0 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve, në stadiumin e stërmbushur me shikues. Ishte fitorja e dytë për Kosovën. Kosova të shtunën mposhti Lituaninë 2:1. Me fitoren ndaj Qipros, Kosova është forcuar në vendin e dytë me nëntë pikë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Rumania është e para me 12 pikë, kurse Qipro mbetet në vendin e tretë me tri pikë. Lutuania është fundit pa pikë.

    Qartë që Qiproja nuk ishte kundërshtar i nivelit të Rumanisë. Kosova dominoi plotësisht në përballjen ndaj Qipros.

    Golin e parë e shënoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai shënoi nga afërsia në minutën e 30-të. Pranoi një top, kaloi një kundërshtar dhe me goditje të saktë mposhti portierin e Qipros. Ai u asistua nga Florent Muslija, që u inkuadrua në minutën e 16-të në vend të Milot Rashicës, që u ankua për një lëndim.

    Me të nisur pjesa e dytë, Kosova kërkoi edhe golin e dytë, të cilin e arriti në minutën e 52-të. Ermal Krasniqi shënoi gol me goditje të saktë për 2:0, kurse zëvendësuesi Emir Sahiti realizoi golin e tretë për “Dardanët”. Ai shënoi pas topit të kthyer nga portieri, i cili priti gjuajtjen e Albion Rrahamnit. Sahiti në fushë u inkuadrua në minutën e 67-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e 71-të. Të përzgjedhurit e selektorit Franco Foda patën edhe disa raste të mira shënimi. Por gjatë 90 minutave shënuan vetëm tri gola. Qipros iu anulua një gol.

    Kosova në nëntor i luan dy ndeshjet e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve. Më 15 nëntor e luan ndeshjen më të rëndësishme kundër Rumanisë, kurse më 18 nëntor e pret Lituaninë në “Fadil Vokrri”.

    Kosova ndaj Rumanisë në Prishtinë humbi 3:0. I duhet ndeshje e madhe ndaj Rumanisë në Bukuresht për të shpresuar në fitore dhe kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    TË LIDHURA

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44

    Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë

    09/09/2025 13:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.