Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fitore e madhe e Kosovës U20 ndaj Hungarisë
    Ballina-2

    Fitore e madhe e Kosovës U20 ndaj Hungarisë

    15/07/2025 21:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja U20 e Kosovës në basketboll ka vazhduar me fitore në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Armeni.

    Kosova U20 të martën e shënoi fitoren e tretë rresht dhe më të madhen deri më tani. Basketbollistët e rinj të Kosovës fituan 78:73 ndaj Hungarisë dhe siguruan kualifikimin në çerekfinale.

    Basketbollistët e Kosovës nisën furishëm ndeshjen dhe çerekun e parë e fituan 25:17. Hungarezët u përgjigjën në çerekun e dytë, që përfundoi 21:16 në të mirë të tyre.

    Kosova U20 dominoi edhe në çerekun e tretë. Rezultati i këtij dhjetëminutëshi ishte 19:9 për Kosovën.

    Në minutat e fundit hungarezët u afruan në dy pikë, por Kosova megjithatë e mbajti epërsinë për fitore shumë të rëndësishme. Më herët Kosova U20 ka fituar edhe ndaj Suedisë dhe Shqipërisë. Të mërkurën luan me Turqinë për vendin e parë në grup.

    Turqia po ashtu ka fituar tri ndeshjet e deritashme.

    Erolt Rrahmani shkëlqeu te Kosova me 21 pikë, 11 kërcime dhe pesë topa të rrëmbyer. Rron Dahsyla dha kontribut të madh po ashtu, duke e përfunduar ndeshjen me 15 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime. Hadis Durguti i kishte 17 pikë, ndërsa Jon Ismajli kontribuoi me 17 pikë e nëntë asistime.

    TË LIDHURA

    Kampionia e Shqipërisë turpërohet në Islandë, mposhtet 5-0

    15/07/2025 22:57

    Shkëndija kalon në rundin e dytë kualifikues të Championsit

    15/07/2025 22:42

    Agim Ademi: Drita shkroi një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës, urime kualifikimi

    15/07/2025 22:21

    Sukses historik i Dritës, kualifikohet në raundin e dytë të Championsit

    15/07/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.