Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj Ferizajt
    Ballina-2

    Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj Ferizajt

    15/02/2026 17:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina e Re ka shënuar fitore të madhe ndaj Ferizajt në garën për mbetje në elitën e futbollit kosovar. 

    Prishtina e Re e mposhti 1:0 Ferizajn të dielën në ndeshjen që u zhvillua në kampion nacional të FFK-së në Hajvali. Ky ballafaqim i takoi xhiros së 20-të.

    Drilon Fazliu e shënoi golin e fitores për Prishtinën e Re në minutën e 99-të.

    Prishtina e Re me këtë fitore i jep fund ecurisë prej tri disfatave radhazi në të gjitha garat. 

    Ndërsa për Ferizajn ishte disfata e dytë radhazi në kampionat.

    Prishtinës së Re iu anuluan edhe dy gola ndaj Ferizajt. Ndërsa edhe mysafirëve iu anulua një gol.

    Prishtina e Re mbetet në pozitën e fundit me 18 pikë. Një pikë më shumë ka Ferizaj në vendin e parafundit.

    Të dyja skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë.

    TË LIDHURA

    Ferizaj nuk kërkon falje, thotë se akuzat për thirrje raciste janë të pabaza!

    15/02/2026 19:35

    FBK-ja reagon ashpër për sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina

    15/02/2026 19:24

    Prishtina e Re me reagim të fortë, thotë se dy futbollistët e saj u fyen në baza racore nga Betim Haxhimusa

    15/02/2026 19:21

    Foda i bindur se Kosova do të ndihet si në shtëpi në Vjenë

    15/02/2026 19:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.