Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndeshjen në shtëpi kundër Valencias të dielën. Me këtë fitore është forcuar në vendin e parë me 62 pikë, kurse Valencia në vendin e 19-të. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 24-t të La Ligas spanjolle.
Golin e fitores, Barcelona e shënoi në minutën e 15-të. Shënoi braziliani Raphinha me asistim të Sergio Busquetsit.
Barcelona në minutën e 55-të humbi penallti.
Nga pika e bardhë dështoi Ferran Torres, ndërsa në minutën e 59-të gjiganti spanjoll mbeti me një lojtar më pak në fushë. Ronald Araujo u përjashtua me karton të kuq.
