Sporte tjera

Fitore e rëndësishme për Bashkimin

Fitore e rëndësishme për Bashkimin

Bashkimi ka arritur fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Vëllanzimin në Gjakovë me rezultat 65:80 (12:16, 13:26, 16:18, 24:20), në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës. Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë deri pranë rezultatit 10:8, me prizrenasit më pas që me një seri prej 2:8, e fituan këtë pjesë 12:16. Periudha e

Besnik Batusha

Bashkimi ka arritur fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Vëllanzimin në Gjakovë me rezultat 65:80 (12:16, 13:26, 16:18, 24:20), në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë deri pranë rezultatit 10:8, me prizrenasit më pas që me një seri prej 2:8, e fituan këtë pjesë 12:16. Periudha e dytë ishte ku u bë dallimi i madh dhe vendimtar në këtë sfidë, pasi mysafirët ishin bindshëm më të mirë dhe u shkëputën thellë për të shkuar në pushim me rezultat 25:42.

Kuqezinjtë u munduan që të rikthehen në pjesën e dytë, por nuk ia arritën qëllimit me mysafirët që kishin epërsi dyshifrore dhe nuk e rrezikuan fitore, duke triumfuar në fund 65:80.

Jordan Harris kishte 15 pikë te vendasit, kurse te mysafirët u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 15 kërcime dhe Fisnik Rugova me 11 pikë e 13 kërcime.

Vëllaznimi numëron tetë fitore e 14 humbje, ndërsa Bashkimi ka dhjetë fitore e 12 humbje.

BashkimiFitore

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë