Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fitore me dramë e Milanit ndaj Genoas
    Ballina-1

    Fitore me dramë e Milanit ndaj Genoas

    07/10/2023 22:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kërkohej fitore për të kapur vendin e parë të Serie A dhe ashtu ndodhi. “Kuqezinjtë” e Milan kanë dhënë maksimumin në “Stadio Luigi Ferraris”, mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa kanë arritur të mundin vendasit e Genoa, me rezultatin minimal, 0:1.

    Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 87’ të saj, ku një krosim i talentit 20-vjeçar të mesfushës, Yunus Musah kapet bukur nga “fantazisti” Christian Pulisic ose siç thërritet nga tifozët “Kapiten Amerika” dhe me një goditje potente brenda zonës mposht portierin Martinez, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

    Me këtë fitore, “djajtë” e Milanos kapin vendin e parë në renditje, duke parakaluar me 2 pikë, “kushërinjtë” e Inter, ndërsa në krahun tjetër, skuadra e Genoa zbret me 1 vend në renditjes, duke u pozicionuar në vendin e  15 me vetëm 8 pikë.

    Ndërkaq, në përballjen e radhës të Serie A, “kuqezinjtë” e Milan do të përballen me “bardhezinjtë” e Juventus, ku përveç se do të vuajnë mungesën e anësorit të mbrojtjes, Theo Hernandez, tashmë duhet të vuajnë dhe mungesë e “gardianit” francez, Mike Maignan, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq, pas ndërhyrjes së gabuar, nga ish-“bomberit” të Partizanit, Caleb Ekuban. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.