Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fitorja e 12-të radhazi në Serie A, Napoli mposht edhe Empolin
    Ballina-1

    Fitorja e 12-të radhazi në Serie A, Napoli mposht edhe Empolin

    08/11/2022 21:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Napoli po vazhdon me formën e lartë këtë sezon, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e 12-të radhazi në Serie A.

    Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti gjithashtu vazhdon të jetë e vetmja pa humbje këtë sezon.

    Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, napolitanët shënuan fitore të pastër kundër Empolit.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:0.

    Hirving Lozano nga penalltia në minutën e 69-të dhe Piotr Zielinski në minutën e 88-të shënuan golat e fitores për vendasit.

    Mysafirët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 74-të, pasi Sebastiano Luperto u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë.

    Dyshja shqiptare, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, u paraqiten për 90 minuta.

    Napoli pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, kurse Empoli ndodhet në pozitën e 14-të me 14 pikë.

    TË LIDHURA

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21

    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale

    17/03/2026 12:18

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”

    16/03/2026 15:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.