Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fitorja e dytë radhazi në Australi, Nadal: I lumtur, e kam akoma shpirtin e garës
    Ballina-2

    Fitorja e dytë radhazi në Australi, Nadal: I lumtur, e kam akoma shpirtin e garës

    04/01/2024 15:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rafael Nadal tregon se ndeshja e parë e fituar pas rikthimit nga dëmtimi ndaj Dominic Thiem nuk ishte rastësi.

    Tenisti spanjoll mposhti në raundin e 1/8-tave në turneun e Brisbane në Australi edhe tenistin vendas, Jason Kubler. 37-vjeçari nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim ndeshjen në terrenin e asfalt dhe e mbylli në dy sete 1-6 dhe 2-6 brenda një orë e 21 minutave.

    Tashmë, Nadal kalon në çerekfinale aty ku do të përballet me australianin, Jordan Thompson teksa objektivi i 22 herë fituesit të titujve Grand Slam, është të jetë në formën maksimale për Australian Open. Ndërkohë, pas fitores Nadal u shpreh se e kishte studiuar kundërshtarin dhe se pas dy fitoresh radhazi ndjehet shumë mirë.

    “Mendoj se ndeshjen e nisa shumë mirë, kisha vendosmërinë e duhur. Kisha ndjekur video të Kubler dhe e dija formën me të cilën duhet të sulmoja. Shkoi gjithçka shumë mirë. Isha një ndeshje pozitive dhe jam i lumtur që do të kem shansin të luaj sërish në këtë turne.

    Dy fitore radhazi pas një kohë të gjatë pa ndeshje më bëjnë të ndjehem shumë mirë dhe i lumtur. Kam nevojë për ndeshje dhe stërvitje. Më vjen mirë që rikthehem pas kaq shumë kohësh dhe e ndjej sërish shpirtin e garës”, u shpreh Nadal.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.