Futboll ndërkombëtar

Fitorja e parë në Botëror, Xhaka: Është nder të jem kapiten i shtetit tim në Kupën e Botës

Fitorja e parë në Botëror, Xhaka: Është nder të jem kapiten i shtetit tim në Kupën e Botës

Reprezentacioni i Zvicrës, pjesë e të cilës janë edhe tre futbollistët shqiptarë, e kanë nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022” në ndeshjen kundër Kamerunit. “Helvetikët” triumfuan 1:0 ndaj kombëtares afrikane në “Al Janoub Stadium”, shkruan Demokracia.com. Kapiteni i reprezentacionit të Zvicrës, Granit Xhaka, që ka prejardhje nga Kosova, ka reaguar në

Besnik Batusha

Reprezentacioni i Zvicrës, pjesë e të cilës janë edhe tre futbollistët shqiptarë, e kanë nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022” në ndeshjen kundër Kamerunit.

“Helvetikët” triumfuan 1:0 ndaj kombëtares afrikane në “Al Janoub Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Kapiteni i reprezentacionit të Zvicrës, Granit Xhaka, që ka prejardhje nga Kosova, ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram pas fitores së parë në Botëror.

“Çfarë nderi për të qenë kapiten i vendit tim në Kupën e Botës. Fillim perfekt” – ka shkruar ndër tjerash Xhaka në rrjetin social.

Zvicra dhe Kameruni janë pjesë e Grupit G së bashku me Brazilin dhe fqinjin verior të Kosovës, Serbinë.

Xhaka

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions